Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëDëmtohet objekti në Kompleksin Memorial Zahir Pajaziti, nisin hetimet

Dëmtohet objekti në Kompleksin Memorial Zahir Pajaziti, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”, i raportuar në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës (kullë) kanë vërejtur disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

“Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan  Podujevë  30.05.2026-30.06.2026. Njësitet policore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram