Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit të NATO-s sot në Ankara theksoi se Turqia do të vazhdojë udhëheqjen e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) deri në shtator të vitit 2026 dhe se planifikon të marrë komandën e Forcës së Reagimit të NATO-s gjatë viteve 2028–2029.
Ai e paraqiti këtë si dëshmi të rolit të rëndësishëm që Ankaraja luan në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, duke rikujtuar angazhimin e vazhdueshëm të forcave turke në kuadër të aleancës, shkruajnë mediat turke.
Presidenti turk më tej tha se Samiti u përmbyll me sukses, duke e cilësuar atë si një ngjarje historike që do të ndikojë në të ardhmen e sigurisë euroatlantike.
Sipas tij, samiti u zhvillua në një kohë kur rajoni përballet me sfida të mëdha të sigurisë, ndërsa vendimet e marra do të kontribuojnë në forcimin e aleancës.
“Sot, për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes, kapaciteteve ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes që i mbështet ato, ne jemi para shumë aleatëve”, tha Erdogan.

