Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Haxhiu ka bërë të ditur se e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo i ka uruar ambasadorit Sprecher suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram