Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me diell dhe temperatura të larta

Moti në Shqipëri me diell dhe temperatura të larta

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet e larta malore në periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër21/32Diell
Kukës19/30Diell re shi
Lezhë20/32Diell
Dibër16/29Diell re shi
Durrës21/32Diell
Tiranë23/33Diell
Elbasan22/33Diell
Berat18/33Diell
Vlorë22/32Diell
Korçë16/27Diell re shi
Gjirokastër16/32Diell
Sarandë23/32Diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram