Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në shoqëri të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Edmondo Cirielli, vizituan Laboratorin e Mikrobiologjisë në QKUK, i cili u përurua kohë më parë me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Ata së bashku panë nga afër punën që po bëhet në këtë laborator, përmes të cilit kryhen mijëra analiza mikrobiologjike për nevojat e ShSKUK-së.



