Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëAleanca refuzon ftesën e Kurtit për takim: Qëndrimi ynë është i pandryshuar

Aleanca refuzon ftesën e Kurtit për takim: Qëndrimi ynë është i pandryshuar

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka publikuar përgjigjen zyrtare që, sipas tij, i është dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas ftesës për takim.

Në letrën e publikuar, Aleanca rikujton se më 26 qershor 2026 ka prezantuar publikisht ofertën e saj për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas letrës, Aleanca është e gatshme të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit, nëse mandati për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së saj. Aty thuhet se oferta synon zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, Aleanca thekson se, duke pasur parasysh qëndrimin e saj të qartë dhe parimor, nuk e sheh të nevojshëm mbajtjen e takimit me Kurtin.

Në postimin që shoqëron letrën, Gjini shkruan:

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik.”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar lidhur me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit.  

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram