Friday, July 10, 2026
HomeGjeopolitikOpinionNga Komandant i UÇK-së në Komandant Suprem të Shtetit: Agim Çeku për...

Nga Komandant i UÇK-së në Komandant Suprem të Shtetit: Agim Çeku për President!

Hyzri Salihu

Në këtë epokë të sfidave të mëdha gjeopolitike, institucioni i Presidencës kërkon një udhëheqje me kompetencë të lartë, autoritet unifikues dhe përvojë të provuar strategjike.

Agim Çeku është figura që lidh historikisht katër fazat vendimtare të shtetndërtimit tonë: si Komandant i UÇK-së që strukturoi luftën për liri;

si Komandant i TMK-së që udhëhoqi tranzicionin e suksesshëm pasluftës;

si Kryeministër i Kosovës (2006-2008) që menaxhoi procesin diplomatik drejt shpalljes së Pavarësisë në koordinim me SHBA-në dhe BE-në;

dhe si Ministër i FSK-së që vuri gurthemelet e ushtrisë sonë moderne.

Sot, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial kërkon një Komandant Suprem me ekspertizë të thellë ushtarake dhe kredibilitet të lartë te partnerët ndërkombëtarë, për të realizuar qëllimin tonë final — integrimin e plotë të Kosovës në NATO.

Si një personalitet që qëndron në shërbim të plotë të interesit kombëtar, ai përfaqëson zërin e duhur për unitetin e vendit.

Nga uniforma e lirisë te kostumi i shtetit, Agim Çeku ka dëshmuar se interesi i atdheut vjen gjithmonë i pari.

Është koha që ky dinjitet dhe vizion strategjik të udhëheqë Presidencën tonë!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram