Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëAplikimet për subvencione në Ferizaj, fermerët: Përkrahja duhet të rritet

Aplikimet për subvencione në Ferizaj, fermerët: Përkrahja duhet të rritet

Në Ferizaj, ku fermerët vazhdojnë të aplikojnë për pagesat e drejtëpërdrejta të Ministrisë së Bujqësisë, duke vlerësuar mbështetjen institucionale. Megjithkëtë ata vazhdojnë të kërjonë subvencione më të larta për shkak të rritjes së kostos së prodhimit.

Fermeri Fatos Topalli, sikurse edhe shumë fermerë të tjerë ferizajas, po e shfrytëzon të drejtën e aplikimit në thirrjen e bërë nga Ministria e Bujqësisë, në kuadër të programit për pagesa direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural. Fermerët thonë se çdo mbështetje është e mirëseardhur dhe se ata kanë nevojë për përkrahje të çdoherë.

“Të mbjella kemi 110 hektarë, 70 i kemi grurë 40 misër. Duke na përkrahur janë duke na përkrahur deri tash por ka mundësi që të na përkrahin edhe më shumë nuk është edhe keq. Sa ta përkrahësh fermerin rriten rendimentet rriten sipërfaqet punohet më shumë”, tha ai.

“Misër i kemi diku rreth 3 hektarë e 20 ari me grurë i kemi rreth 4 hektarë por përkrahja nuk është e duhur sa duhet sepse këtë vit çmimet janë kanë shumë të larta nafta shumë e lart plehrat shumë të larta subvencionet na ndihmojë por nuk janë që nuk janë boll”, thotë Feriz Ramadani, fermer.

Në Drejtorinë e Bujqësisë në Ferizaj thonë se po punojnë me të gjitha kapacitetet në funksion të fermerëve dhe se këtë vit pritet që numri i atyre që aplikojnë të jetë më i madh.

“Janë mbi 1200 fermer të cilët aplikojnë vazhdimisht. Mirëpo me thirrjen e fundit të Ministrisë për regjistrim të fermerëve të rinj dhe benificionet që kanë fermerët e rinj presim që ky numër këtë vit të jetë më i lartë se 1200”, tha Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.

Afati i fundit për aplikim është deri më 21 korrik të këtij viti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram