Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, duke nderuar kujtimin e 8.372 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë.

Haxhiu ka thënë se Srebrenica mbetet një kujtesë e dhimbshme se dështimi për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të vepruar në kohë ka pasoja tragjike, duke theksuar se kujtesa për viktimat dhe e vërteta për krimin janë detyrim moral që nuk zbehet me kalimin e kohës.

“Në fjalën time theksova se si qytetarë të Kosovës e kuptojmë peshën e humbjes, dhimbjes dhe rëndësinë e drejtësisë. Prandaj qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën për Srebrenicën. Mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk mund të kenë vend në një shoqëri që synon paqe, demokraci dhe pajtim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk kanë vend në një shoqëri që synon paqe, demokraci dhe pajtim. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram