Tuesday, July 14, 2026
HomeSportHapen zyrtarisht kampionatet evropiane U20 të hendbollit në Prishtinë

Hapen zyrtarisht kampionatet evropiane U20 të hendbollit në Prishtinë

Janë hapur zyrtarisht Kampionatet Evropiane U20 në hendboll në Prishtinë, të cilat për tetë ditë do të sjellin garat e ekipeve të reja kombëtare nga Evropa, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës.

Në turne do të marrin pjesë gjithsej dymbëdhjetë përfaqësuese, të cilat do të garojnë për trofeun evropian në kryeqytetin e Kosovës.

“Hapen zyrtarisht Kampionatet Evropiane U20 Janë hapur zyrtarisht Kampionatet Evropiane U20 që për tetë ditë do të mbahen në Prishtinë. Në Men’s 20 EHF Championship I e II paraqiten plot 12 ekipe kombëtare. Kampionatet i shpalli të hapura Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci dhe i deleguari i EHF-së, Tjark De Lange. Presidenti Kolgeci u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve kombëtare dhe përfaqësuesve të EHF-së, duke uruar për garë të fortë dhe interesante. Presidenti Kolgeci ka theksuar se këta dy Evropianë dëshmojnë që Prishtina tashmë është adresë e rëndësishme e hendbollit kontinental”, ka njoftuar FHK.. “Ceremonia hapëse u pasurua me pikë artistike, ndërsa janë shpalosur edhe flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram