Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, njofton se nga Praga, Orkestra “Amadeus” i sjell Kosovës MEDALJEN E ARTË.
“Me plot emocion e mburrje ndajmë lajmin e mrekullueshëm se Orkestra e fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” u shpërblye me KATËR çmime në festivalin ndërkombëtar të orkestrave Musica Orbis në Pragë”, thuhet në njoftim.
Çmimi i parë dhe GOLD MEDAL
Çmimi special për koncertmjeshtrin e orkestrës tonë Elton Syla si violinist solist
Çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para Princ Fanaj
Çmimin e publikut dhe adhuruesve – Orkestra Amadeus nga Kosova
“Punën dhe talentin e të rinjëve të orkestrës nga Kosova tashmë po e njeh dhe vlerëson bota!. Mbi gjithë këtë punë të jashtëzakonshme qëndron ekipi vetmohues me në krye me dirigjentin e palodhshëm Vehbi Shosholli drejtoresha gjithë energji Hana Petrovci, zv. drejtoreshës plot entuzientuziazëm Vanesa Petrovci Shabani, kordinatores Arta Rexhepi dhe gjithë personelit entuziastë të shkollës “Amadeus”. Orkestra që vazhdon të bëjë krenarë gjithë Kosovën ju falënderon të gjithëve për përkrahjen e madhe!”, thuhet në njoftimin e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”.

