Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Koliq.
Rama e ka bërë me dije këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga fillimi i punimeve.
“Ka filluar renovimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Koliq”, ka shkruar ai.

