Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKPK dërgon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror

KPK dërgon në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror

Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ka kaluar në fazën e radhës, pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin e Zejnullah Gashit për këtë pozitë.

Sipas njoftimit, nominimi i është përcjellë ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar procesin e përzgjedhjes, nga hapja e procedurës deri te vendimmarrja përfundimtare e Këshillit.

Me dorëzimin e nominimit, procedura kalon në fazën e shqyrtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm pritet të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram