Tuesday, July 14, 2026
HomeStilModelja Eva Herzigova (53) u martua me një biznesmen italian pas 25...

Modelja Eva Herzigova (53) u martua me një biznesmen italian pas 25 vitesh lidhje

Modelja e famshme Eva Herzigova (53) u martua me partnerin e saj prej shumë kohësh, biznesmenin italian Gregori Marsiaj, pas 25 vitesh lidhje.

Herzigova shkëlqeu me një fustan të bardhë të gjatë dhe u fotografua në Torino teksa mbërriti për një dasmë.

Në shoqërinë e tre djemve të tyre, George, Philipe dhe Edward, së bashku me një rreth të ngushtë të afërmsh dhe miqsh, Eva dhe biznesmeni Gregorio shkëmbyen betimet në kishë, e më pas u zhvillua një ceremoni civile dhe një darkë intime.

@revista_hola

La supermodelo Eva Herzigova, una de las top más aclamadas de los 90 y 2000 tras alcanzar la fama gracias al mítico anuncio de Wonderbra✨, se ha dado el ‘sí, quiero’ 💍 con el empresario italiano Giorgio Marsiaj, después de 25 años de relación y tres hijos en común. La boda ha tenido lugar este sábado, 11 de julio, en Turín💒. 🖇️Más información en HOLA.com #EvaHerzigova #GiorgioMarsia

♬ sonido original – Revista ¡HOLA!

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2001 dhe u fejua në vitin 2017.

Eva ishte e martuar më parë me bateristin e Bon Jovi, Tico Torres, në vitin 1996, por çifti u divorcua dy vjet më vonë.

Edhe pse pas divorcit të parë ajo deklaroi se nuk kishte në plan të martohej përsëri sepse martesa “ngadalëson evolucionin e marrëdhënies”, me sa duket biznesmeni italian arriti t’ia ndryshonte mendjen. Modelja ka theksuar vazhdimisht se sekreti i dashurisë së tyre afatgjatë është se i japin njëri-tjetrit liri, por edhe në mbështetjen e jashtëzakonshme që ajo ka pasur gjatë gjithë viteve të jetës së tyre së bashku.

Eva Herzigova, e cila fitoi famë botërore në vitet 1990 si një nga fytyrat e markës Wonderbra dhe një supermodele kulti, filloi një kapitull të ri në jetën e saj me këtë festë intime në Itali.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram