Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëNdërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Mitrovicës

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Mitrovicës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona në Mitrovicë.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në këto zona në punime në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Afrim Xh.Hyseni”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Sylyshët”, Rr. “Asllan Cimili”, fshatin Frashër dhe fshatin Vidimriq.

Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Martirët e Kombit”, Rr. “Shemsi Ahmeti” dhe lagjja “Koloni”.

“Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram