Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të hyrat tatimore kanë vazhduar trendin pozitiv të rritjes edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga ATK-ja, në periudhën janar–qershor janë inkasuar 595.6 milionë euro të hyra tatimore, që paraqet një rritje prej 14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu, ATK bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë mbledhur edhe 198.8 milionë euro kontribute pensionale, duke reflektuar vazhdimësinë e performancës pozitive në mbledhjen e të hyrave publike.

