Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëJashari-Hargreaves diskutojnë sigurinë

Jashari-Hargreaves diskutojnë sigurinë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me delegacionin britanik.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit gjenerallejtënant Jashari e ka informuar ambasadorin britanik për të arriturat e forcës, aktivitetet, operacionet dhe planifikimet për të ardhmen.

“Gjenerallejtënant Jashari falënderoi Ambasadorin për mbështetjen nga Britania e Madhe për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fazat e zhvillimit të saj”, thuhet në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ndërsa palët janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të liderëve dhe njësive të ndryshme të FSK-së.

“Palët u pajtuan për bashkëpunim profesional në fushën e arsimit, edukimit dhe zhvillimit profesional të liderëve dhe njësive të ndryshme të FSK-së në ngritjen e profesionalizmit dhe kapaciteteve operacionale”, bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së.

Në fund të takimit, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves e ka falënderuar gjeneralin Jashari për lidershipin e treguar në udhëheqjen e proceseve të zhvillimit të FSK-së.

“Palët u zotuan për ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram