Në Kosovë, sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me kalime të lehta të vranësirave në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.

