Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëMungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Seanca gjyqësore ndaj katër mjekëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor është shtyrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të mungesës së dëshmitares Valbona Kelmendi-Gashi.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Adnan Kamberi, dëshmitarja është kontaktuar nga sekretaria e gjykatës dhe ka njoftuar se kishte ngatërruar datën e seancës.

“Dëshmitarja Kelmendi-Gashi është kontaktuar nga sekretaria e gjykatës dhe ka deklaruar se e ka ngatërruar datën e seancës, duke menduar se ka për të dhënë dëshmi më 16 korrik kur edhe është caktuar data tjetër për këtë gjykim”, tha gjykatësi Kamberi.

Gjykatësi sqaroi gjithashtu se seanca nuk mund të zhvillohej në orarin e pasdites, pasi njëri nga anëtarët e trupit gjykues kishte angazhime në një rast tjetër penal.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Vjosa Zejnullahu, Selman Demolli, Myzeine Muja dhe Bashkim Sheholli akuzohen se më 20 janar 2016, gjatë trajtimit të pacientes S.F. në QKUK, kanë përdorur metoda të papërshtatshme të trajtimit dhe nuk kanë vepruar sipas protokolleve mjekësore, çka, sipas Prokurorisë, ka çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe më pas në vdekjen e pacientes.

Të katër akuzohen për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” sipas nenit 260, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram