Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohen dy persona për 48 orë,dyshime mbi grup kriminal e shpëlarje parash

Ndalohen dy persona për 48 orë,dyshime mbi grup kriminal e shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin e koduar “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, të ndaluarit me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për disa vepra penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria ka bërë me dije se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve procedurale hetimore që po ndërmerren në këtë rast.

Ndërkaq, lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram