Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmePD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

ATSh

Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen “non grata” të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, si edhe paditjen e saj për nxitje të gjenocidit, pas një deklarate lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e ministres serbe si “ultraraciste dhe antishqiptare”.

Sipas Garos, deklarata e Paunoviç përbën një justifikim të spastrimit etnik dhe të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Partia Demokratike dënoi deklaratën, duke e cilësuar atë si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Partia Demokratike theksoi se, “shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram