Tuesday, July 14, 2026
HomeLajmeKosovëPeci: Ideologjia e Millosheviqit vazhdon në establishmentin e Serbisë

Peci: Ideologjia e Millosheviqit vazhdon në establishmentin e Serbisë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se deklarata e ministres Snezhana Paunoviq të Qeverisë së Serbisë ridëshmon një gjë, dhe atë se, edhe pse Millosheviqi e ka humbur luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon të jetë triumfuese në establishmentin shtetëror të Serbisë.

“Kjo dëshmon po ashtu se politika e përafrimit e Brukselit për Beogradin ka probleme serioze dhe ajo shfaq një dështim strategjik në aspektin ideologjik dhe të vlerave njerëzore për integrimin e Serbisë në BE. Shpresoj se SHBA-ja do ta trajtojë këtë deklaratë ashtu siç e meriton qeveria serbe. Fundja, për shkak të kësaj politike, ajo edhe e ka bombarduar Beogradin në vitin 1999. Një gjë duhet pranuar, dhe atë se në garën e budallakisë, fosilet e nazizmit të Serbisë s’tërhiqen!”, ka shkruar ai në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram