Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëRama:Deklarata e ministres serbe,artikulim i një ideologjie që nxit luftëra

Rama:Deklarata e ministres serbe,artikulim i një ideologjie që nxit luftëra

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila ka deklaruar se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Rama e ka dënuar këtë deklaratë, duke e cilësuar si artikulim të hapur të një ideologjie që nxit dhe mbështet luftëra, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, një gjuhë e tillë përbën fyerje ndaj qytetarëve të Kosovës dhe përpjekje për relativizimin e një prej krimeve më të rënda të njohura nga e drejta ndërkombëtare.

“Është alarmuese që, më shumë se dy dekada pas luftës, një anëtare e kabinetit qeveritar të Serbisë flet me këtë gjuhë për një nga aktet më makabre e kriminale të shekullit të kaluar”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se Evropa është ndërtuar mbi refuzimin e ideologjive të spastrimit etnik dhe se çdo heshtje ndaj deklaratave të tilla krijon një precedent të rrezikshëm.

Rama ka kërkuar që Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar ta dënojnë qartë këtë retorikë, ndërsa ka bërë thirrje që edhe institucionet e Kosovës të reagojnë me vendosmëri.

“Përballë një deklarate që justifikon spastrimin etnik, reagimi institucional nuk është zgjedhje politike, por përgjegjësi shtetërore”, ka deklaruar ai.

Sipas Ramës, Kosova e njeh çmimin e kësaj gjuhe, pasi lufta ka lënë pas mijëra viktima dhe qindra mijëra qytetarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Ai ka theksuar se deklarata të tilla nuk duhet të trajtohen si incidente kalimtare, por duhet të dënohen qartë dhe të mos lejohen të kalojnë në heshtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram