Wednesday, July 15, 2026
HomeSportSpanja mposht Francën dhe siguron finalen e madhe të Botërorit

Spanja mposht Francën dhe siguron finalen e madhe të Botërorit

Spanja është finalisti i parë i Kampionatit Botëror, pasi e ka mposhtur Francën me rezultat 2:0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington.

Skuadra spanjolle e ka dominuar ndeshjen dhe e ka vulosur kualifikimin falë golave të Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro.

Spanja ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e dytë. Arbitri Ivan Barton ka akorduar penallti pas një ndërhyrje të Lucas Digne brenda zonës, ndërsa Mikel Oyarzabal është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mike Maignan për 1:0.

Para përfundimit të pjesës së parë, spanjollët i janë afruane edhe golit të dytë, por tentativa e Fabian Ruiz është bllokuar nga mbrojtja franceze.

Në pjesën e dytë, Spanja ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe e ka dyfishuar epërsinë në minutën e pesëdhjetë e tetë. Dani Olmo ka asistuar për Pedro Porron, i cili ka realizuar me goditjen e parë për rezultatin 2:0.

Në minutën e gjashtëdhjetë e një, Lamine Yamal e ka dërguar topin në rrjetë, por goli është anuluar për pozitë jashtë loje.

Franca është përpjekur të rikthehet në lojë, por nuk ka arritur të krijojë raste të mjaftueshme për ta rrezikuar seriozisht portën spanjolle. Rasti më i mirë ka ardhur në minutën e tetëdhjetë e një, kur Desire Doue e ka provuar me një goditje të fortë nga distanca, por portieri i Spanjës ka reaguar me një pritje të mirë.

Edhe Ferran Torres ka qenë pranë golit të tretë për Spanjën në minutën e shtatëdhjetë e tetë, por goditja e tij me kokë ka përfunduar ngushtë pranë shtyllës së majtë.

Me këtë fitore, Spanja siguron një vend në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Argjentinës dhe Anglisë, e cila zhvillohet të mërkurën.

Spanja në epërsi ndaj Francës pas pjesës së parë

Spanja ka shkuar në pushimin mes dy pjesëve me epërsi 1:0 ndaj Francës, në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Arlington.

Goli i vetëm i pjesës së parë është shënuar në minutën e njëzet e dytë nga Mikel Oyarzabal, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë dhe e ka dërguar topin në anën e djathtë të portës, pa i dhënë asnjë mundësi portierit francez Mike Maignan.

Penalltia është akorduar dy minuta më herët, pasi arbitri Ivan Barton ka ndëshkuar Lucas Digne për një ndërhyrje të palejuar brenda zonës. Pas sinjalizimit të gjyqtarit, Oyarzabal e ka marrë përsipër ekzekutimin dhe nuk ka gabuar.

Spanja ka pasur mundësi ta dyfishojë epërsinë edhe në minutën e tridhjetë e tetë, kur Fabian Ruiz e ka provuar nga afërsia, por goditja e tij është bllokuar në momentin e fundit nga mbrojtja franceze. Nga ajo situatë, spanjollët e kanë fituar një goditje nga këndi.

Pas dyzet e pesë minutave të para, Spanja është më pranë finales së madhe të Botërorit, ndërsa Franca do të kërkojë reagimin në pjesën e dytë për ta përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Nis gjysmëfinalja e parë e botërorit, përballen Franca dhe Spanja

Ka nisur gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror, ku përballë njëra-tjetrës janë Franca dhe Spanja.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin në Arlington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pritet të përcaktojë finalistin e parë të këtij Botërori.

Të dyja kombëtaret kanë treguar formë të mirë gjatë turneut dhe synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram