Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëIHMK: Pas motit me diell, pasdite vijnë reshjet dhe shtrëngatat lokale

IHMK: Pas motit me diell, pasdite vijnë reshjet dhe shtrëngatat lokale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell në orët e paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave.

Sipas parashikimit, në disa zona të vendit priten riga shiu, shtrëngata lokale dhe shkarkime rrufesh, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të këtyre fenomeneve atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme të intensitetit të saj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram