Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëKosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e...

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

15 korriku shënon afatin përfundimtar deri kur shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t`i dorëzojnë Komisionit Evropian raportet mbi nivelin e zbatimit të reformave të nevojshme për përfitimin e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes.

Nga Komisioni Evropian u konfirmua se deri më tani ende nuk janë pranuar raportet nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Deri më tani, katër përfitues kanë dorëzuar zyrtarisht raportet për zbatimin e reformave – të gjithë, përveç Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës. Komisioni Evropian është i gatshëm t’i ndihmojë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të papërmbushura, duke siguruar që ato të përmbushen brenda periudhës shtesë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për shtyp të këtij institucioni.

Kosova deri më tani, përveç mjeteve të parafinancimit, nuk ka marrë pagesa të rregullta nga Plani i Rritjes. Arsyeja për këtë ka qenë mungesa e zbatimit të reformave si pasojë e bllokadës institucionale. Zyrtarët e Komisionit Evropian shpresojnë se pas zgjedhjeve të 7 qershorit do të krijohet një dinamikë e re në këtë proces.

“Kosova është shumë prapa. Kjo është pasojë e bllokadave të brendshme politike gjatë periudhës së kaluar, të cilat thjesht kanë penguar miratimin e legjislacionit të rëndësishëm. Megjithatë, pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor të këtij viti, tani po shohim se Kosova ka filluar të ndërtojë stabilitetin e nevojshëm institucional dhe, për këtë arsye, presim edhe një ritëm më të lartë të zbatimit të reformave”, tha Jan Geert Koopman, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian

Afati për dorëzimin e raporteve mbi reformat e lidhura me Planin e Rritjes skadon në mesnatë.

Pas pranimit të raporteve, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë ato dhe më pas do të përcaktojë disbursimet përkatëse për secilin shtet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram