Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në disa zona parashihen edhe riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

