Tuesday, July 21, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj kujton dorëheqjen e 2019-s: Qëndrimi im mbetet i njëjtë edhe sot

Haradinaj kujton dorëheqjen e 2019-s: Qëndrimi im mbetet i njëjtë edhe sot

Ramush Haradinaj ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, duke theksuar se vendimi i atëhershëm ishte marrë për të mbrojtur dinjitetin e shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka rikujtuar se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie, por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndërsa ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se qëndrimi i tij i asaj kohe mbetet i pandryshuar.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, ka theksuar Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram