Tuesday, July 21, 2026
HomeKulturëFestivali kombëtar “NONA” në Përmet, festohet tradita dhe respekti për moshën e...

Festivali kombëtar “NONA” në Përmet, festohet tradita dhe respekti për moshën e tretë

ATSH/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar “NONA”, i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 9 gusht në Përmet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi festivalin si një aktivitet kushtuar traditës, kulinarisë dhe vlerësimit të brezit të tretë.

Rama theksoi se në Festivalin Kombëtar ‘NONA’, festohen tradita, kulinaria, respekti dhe dashuria për brezin e tretë.

Festivali Kombëtar “NONA” synon të promovojë trashëgiminë kulturore, gastronominë tradicionale dhe rolin e gjysheve në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave familjare e kulinare, duke e shndërruar Përmetin në një pikëtakim të traditës, mikpritjes dhe turizmit.

Edicioni i gjashtë i festivalit pritet të gjallërojë fundjavën e qytetit të Përmetit, duke sjellë një program të pasur artistik me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe instrumentistëve nga treva të ndryshme të vendit.

I kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, Festivali “NONA” promovon kulinarinë karakteristike, vlerat kulturore dhe pasuritë natyrore të zonës së Përmetit, duke tërhequr çdo vit vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.

Festivali është një homazh për gjyshet shqiptare, e veçanërisht ato përmetare, të cilat kanë ruajtur dhe përcjellë ndër breza traditën e mikpritjes, gatimeve tradicionale dhe kulturës vendase.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram