Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëKPK mbyll derën për rikthimin e prokurorëve serbë

KPK mbyll derën për rikthimin e prokurorëve serbë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të mos pranojë kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve të stafit mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, shumica e anëtarëve të KPK-së votuan kundër rikthimit të tyre në sistemin prokurorial. Pas këtij vendimi, emrat e pesë prokurorëve iu përcollën ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për procedurat e lirimit nga detyra.

Në të njëjtën mbledhje, KPK-ja vendosi të shfuqizojë vendimin e mëparshëm për pezullimin e pagave të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb që kishin dhënë dorëheqje.

Për refuzimin e kërkesave votuan anëtarët Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa, ndërsa kundër kësaj vendimmarrjeje u shprehën kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët policorë serbë që u larguan nga institucionet në fund të vitit 2022 nuk do të kenë mundësi të rikthehen në detyrë.

Dorëheqjet e tyre erdhën pas shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e përdorimit të targave ilegale serbe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram