Wednesday, July 22, 2026
HomeLajmeKosovëTre shtetas të Kosovës humbin jetën afër Bllacës

Tre shtetas të Kosovës humbin jetën afër Bllacës

Tre shtetas të Kosovës janë gjetur të vdekur në veturën e tyre të përmbysur afër pikës kufitare të Bllacës.

Dyshohet se dy prej viktimave kishin shkuar në Aeroportin e Shkupit për të marrë të afërmen e tyre dhe, gjatë kthimit në drejtim të Kosovës, ende pa kaluar kufirin, vetura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas njoftimit të familjarëve, viktimat janë Ejup Tërnava, Çenet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të cilët ishin parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.

Të afërmit kanë bërë të ditur se Fatmirja, e cila jetonte në Gjermani, kishte mbërritur në Aeroportin e Shkupit, ndërsa vëllai i saj, së bashku me bashkëshorten, kishin shkuar për ta marrë.

Ata ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, ku tre persona kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar për një automjet të përmbysur të markës Mercedes me targa gjermane.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, të cilat kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë.

MPB bën të ditur se më herët gjatë së njëjtës ditë, në orën 13:40, në Stacionin Policor Bit Pazar ishte paraqitur një denoncim nga një shtetas i Kosovës për zhdukjen e tre personave. Sipas raportimit, kontakti i fundit me ta ishte zhvilluar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram