Wednesday, July 22, 2026
HomeTurizëmTurizmi Myzeqar nga Apolonia në Seman: Gazetarët Zbulojnë Portretin e Ri Turistik

Turizmi Myzeqar nga Apolonia në Seman: Gazetarët Zbulojnë Portretin e Ri Turistik

Ilir KRASNIQI

Nuk ishte më ai Fieri më shumë se një çerek shekulli, edhe ashtu siç ishte më pëlqente. Tashmë, ai ka ndryshuar rrënjësisht me nje pamje te re. Një takim i fundjavës në Fier i një grupi gazetarësh të mediave, i organizuar nga Shoqata kombëtare “Reis Egnatia” Elbasan me mbështetje organizative nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Qarku Fier, Vladimir Muçaj. Si çdo herë kryefjalë e takimit ishte “Turizmi dhe Media, Fieri në fokusin e gazetarisë kombëtare”. “Shoqata Kombëtare ‘Rruga Egnatia’ Elbasan, si partnere e përkushtuar dhe mbështetëse e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) për dekada me radhë, mbetet një nga promovueset më të fuqishme të turizmit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.”

Udhëkryqi i Historisë, Natyrës dhe Mikpritjes Myzeqare

I pozicionuar  në zemër të jugperëndimit shqiptar, Fieri mbetet një nga udhëtimet më magjepsëse ku trashëgimia antike bashkohet natyrshëm me vijën bregdetare, natyrën e paprekur dhe shijet e agroturizmit. Nuk është thjesht një hapësirë gjeografike, por një mozaik përvojash ku çdo krahinë tregon një histori më vete. Udhëtimi nis në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, një prej qendrave më elitare të Ilirisë antike, ku gjurmët e teatrit, bibliotekës dhe manastireve mesjetare dëshmojnë për një qytetërim të lartë. Përballë saj, Bylisi antik ngrihet me teatrin e tij impozues, duke ofruar pamje panoramike që të lënë pa frymë. Për t’i dhënë kontekst të plotë kësaj pasurie, Muzeu Historik i Fierit ruan dhe prezanton me dinjitet të shkuarën e pasur kulturore të rajonit.

Përtej historisë, Fieri magjeps me burimet e tij natyrore. Plazhi i Darëzezës veçohet për rërën e imët, pyllin e pishave dhe terrenin ideal për sporte ujore e relaks. Plazhi i Semanit ofron ftesën e përsosur për qetësi përgjatë Adriatikut, ndërsa veta Lumi Seman krijon hapësira fantastike për shëtitje apo vëzhgim të natyrës. Përvojat e shijes variojnë nga peshku i freskët i bregdetit te recetat autoktone myzeqare në fshatrat e zonës. Një shembull i shkëlqyer i kësaj tradite u shijua gjatë mikpritjes dhe darkës në “Restorant Rustika” në Cakran.

Mbrëmje Impresionesh nga Gazetarët

Përgjatë dy ditëve të aktivitetit promovues ”Turizmi dhe Media: Fieri në fokusin e gazetarisë kombëtare”, grupi i gazetarëve nga visa e vendit u mrekullua nga transformimi kolosal që ka pësuar infrastruktura dhe hapësira e gjithë territorit të Fierit. Kjo vizitë nuk tregoi vetëm bukuritë e natyrës e kulturës, por mbi të gjitha dëshmoi bujarinë dhe vlerat e jashtëzakonshme të kolegetve e mikpritësve fierakë.

Fier, 17 – 18 Korrik 2026

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram