Thursday, July 23, 2026
HomeLajmeKosovëAmbasadori Malaj takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë bashkëpunimin

Ambasadori Malaj takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë bashkëpunimin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, në zyrat e këtij misioni.

Gjatë takimit, Malaj dhe McGurk diskutuan për rolin dhe kontributin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e bashkëjetesës dhe integrimin e të gjithë qytetarëve.

“Gjatë takimit, vlerësuam rolin dhe kontributin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e bashkëjetesës dhe integrimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Malaj.

Ai bëri të ditur se në takim është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërmjet Misionit të OSBE-së, përfaqësive të vendeve anëtare dhe institucioneve.

“Shkëmbyem mendime mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, në funksion të mbështetjes së institucioneve dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Malaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram