Thursday, July 23, 2026
HomeLajmeKosovëBulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, së bashkë me presidentin federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kryetarin e Mynihut, Dominik Krause, familjarët e viktimave dhe qindra qytetarë, përkujtuan viktimat civile të sulmit terrorist në Qendrën Tregtare Olympia (OEZ) në Mynih.

Në këtë sulm të vitit 2016 në mesin e nëntë viktimave ishin edhe tre bashkëatdhetarët tanë: Armela Segashi (14 vjeç), Sabina Sulaj (14 vjeç) dhe Dijamant Zabergja (20 vjeç),

Në fjalën e tij, Bulliqi tha se këto viktima do të mbeten përherë në kujtesën tonë dhe se dhimbja e familjeve të viktimave është edhe dhimbja jonë.

“Kjo tragjedi na kujton se terrorizmi, urrejtja dhe ekstremizmi nuk njohin kufij dhe nuk kursejnë jetët e njerëzve më të pafajshëm. Prandaj, është përgjegjësi e secilit prej nesh që, pa dallim, të qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit, racizmit dhe çdo forme të urrejtjes. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e sulmit terrorist në Mynih”, ka thënë Bulliqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram