Friday, July 24, 2026
HomeLajmeKosovëPlagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për RTK, se personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të  dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore  po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent’, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram