Friday, July 24, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një i dyshuar për ‘vrasje nga pakujdesia’

Arrestohet një i dyshuar për ‘vrasje nga pakujdesia’

Stacioni Policor në Deçan, më 23.07.2026, është njoftuar se në bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe njëzet e katër (24) fishekë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në DRP Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë”, njofton Policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram