Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aktivitet operativ në rajonin e Mitrovicës, ku janë inspektuar 29 biznese.
Sipas njoftimit të ATK-së, në 27 prej bizneseve të kontrolluara janë evidentuar një ose më shumë parregullësi.
“Parregullësitë e identifikuara lidhen me moslëshimin e kuponëve fiskalë, mungesën e arkës fiskale, biznese dhe punëtorë të paregjistruar, si dhe mosmbajtjen e librave dhe regjistrimeve:, thuhet në njoftim.
ATK ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet në terren me qëllim të zbatimit të legjislacionit tatimor dhe garantimit të trajtimit të barabartë për të gjitha bizneset.

