Friday, July 24, 2026
HomeLajmeKosovëEkipet e KRU ‘Prishtina’ në terren, sot ndërhyrje në 11 rrugë

Ekipet e KRU ‘Prishtina’ në terren, sot ndërhyrje në 11 rrugë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka  bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar ndërhyrjet në disa pjesë të Prishtinës me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të realizohen punime në këto lokacione: Rruga “Arbnor & Astrit Dehari”, Rruga “C”, Rruga “Bajram Bahtiri”, Rruga “Bledit”, Rruga “Gjon Sereçi”, Rruga “Bajram Kelmendi”, Rruga “Mesi Prishtinase”, Rruga “Selami Musai”, Rruga “Shyqeri Kushevica”, Rruga “Kaçanikut”, Rruga “Emrush Miftari”.

Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se çdo ndërhyrje synon të përmirësojë sigurinë, pastërtinë dhe funksionalitetin e qytetit, duke kontribuar në një infrastrukturë më cilësore për të gjithë qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram