Friday, September 25, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, vlerëson bashkëpunimin

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, vlerëson bashkëpunimin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu vlerësoi qasjen konstruktive dhe angazhimin e ambasadorit gjatë mandatit të tij.

“Gjatë mandatit të tij, ai ka qenë një bashkëbisedues i hapur dhe një mbështetës i zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.I urova suksese në angazhimet e ardhshme dhe shpreha bindjen se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të thellohet”, ka shkruar Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram