Një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania të Prishtinës është rrënuar.Me këtë rast, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
Rama njoftoi për aksionin e rrënimit, duke e cilësuar atë si pjesë të përkushtimit të institucioneve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik.Ai njëherësh ka falënderuar qytetarët që raportojnë raste të parregullsive, duke vlerësuar se angazhimi i tyre ndihmon në ruajtjen e rendit urban në Kryeqytet.

