Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeBurrë e grua nga Serbia humbën jetën në Bullgari: Morën lëndime të...

Burrë e grua nga Serbia humbën jetën në Bullgari: Morën lëndime të rënda pas përplasjes zinxhir me kamionë

Një çift bashkëshortësh nga Serbia vdiqën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të enjten në Bullgari, pranë fshatit Cherniche.

Siç raporton portali Ilindenpres, një çift bashkëshortor u dërgua në një spital në Blagoevrgad me lëndime të rënda pas një aksidenti trafiku, por gruaja (54) humbi betejën për jetën të premten.

Burri i saj (52) u transferua në spitalin e Sofjes, për shkak të lëndimeve shumë të rënda, por mjekët nuk arritën t’i shpëtojnë jetën, kështu që edhe ai vdiq të premten në mbrëmje.

Sipas mediave bullgare, serbët ndodheshin në një makinë me targa nga Bori, e cila u përfshi në një përplasje zinxhir me dy kamionë të tjerë.

Aksidenti ndodhi në rrugën E-79, kur një makinë që transportonte shtetas serb goditi një kamion dhe më pas një tjetër. Dy ekipe ambulancash u dërguan menjëherë në vendngjarje, një nga Blagoevgrad dhe tjetra nga Simitli, si dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram