Saturday, July 25, 2026
HomeLajmeKosovëTë shtëna me armë në Lipjan, plagoset një person – i dyshuari...

Të shtëna me armë në Lipjan, plagoset një person – i dyshuari në arrati

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 19:28, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin, i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram