Wednesday, November 11, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohen dy persona nga Zvicra dhe Shqipëria të kërkuar nga Kosova

Ekstradohen dy persona nga Zvicra dhe Shqipëria të kërkuar nga Kosova

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Policia thotë se ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Ndërkaq, sipas njoftimit të policisë, i dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.

Tutje thuhet se i dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram