Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim një grup të rinjsh amerikanë nga Fort Dodge, Iowa, të cilët po qëndrojnë në Gjakovë në kuadër të shkëmbimit tashmë tradicional mes të rinjve tanë dhe atyre amerikanë.
Gjini theksoi se një vizitë domethënëse si kjo është dëshmi se miqësia ndërtohet përmes njerëzve, kulturës dhe përvojave që ndahen me njëri-tjetrin.
“Rinia është ura më e fortë që na lidh dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar miqësi e bashkëpunime të reja me të rinjtë e vendit më të madh mik të Kosovës, Amerikës”, ka shkruar ai në “Facebook” pas takimit.

