Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëHapja e një konsullate serbe në Shkodër i shërben interesave të Serbisë

Hapja e një konsullate serbe në Shkodër i shërben interesave të Serbisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, ka kritikuar mundësinë e hapjes së një konsullate të Serbisë në Shkodër, duke e cilësuar atë si një veprim në interes të Beogradit dhe ndikimit të tij në rajon.

Përmes një reagimi në X, Këlliçi tha se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë në një intervistë, duke ngritur pyetjen se përse Serbisë i nevojitet një konsullatë në Shkodër.

Sipas tij, ky është një tjetër veprim që favorizon Serbinë, të cilin e krahasoi me nismën “Ballkani i Hapur”.

“Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por kjo nuk duhet të përkthehet gjithmonë në favorizim të Serbisë”, u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se kjo qasje buron nga miqësia personale mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke pretenduar se ajo ka dëmtuar në disa raste interesat e Kosovës dhe interesin kombëtar shqiptar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram