Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëKusari thotë se paralelet me Konsullatën në Shkodër janë të gabuara

Kusari thotë se paralelet me Konsullatën në Shkodër janë të gabuara

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari,  tha se hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë është një akt i natyrshëm diplomatik, që synon t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët jetojnë në trojet e tyre autoktone dhe për dekada kanë kërkuar më shumë mbështetje institucionale, kulturore dhe konsullore nga shteti shqiptar.

“Përpjekja për ta paraqitur hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër si “balancë” apo “reciprocitet” është një paralele e gabuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë historik”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas saj, historia e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë bart një peshë të rëndë. Luftërat, spastrimi etnik, krimet e kryera në Kosovë dhe mungesa e përgjegjësisë shtetërore nga Serbia për të kaluarën e saj e bëjnë edhe më të papërshtatshme relativizimin e këtyre realiteteve përmes një “barazimi” artificial.

“Shqipëria ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti në rajon, duke mbështetur dialogun, integrimin euroatlantik dhe fqinjësinë e mirë. Por fqinjësia e mirë ndërtohet mbi respekt reciprok. Nuk mund të ketë normalizim të plotë me një shtet që vazhdon të mohojë një realitet të pakthyeshëm: Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Preshevë nuk kirkon dhe nuk imponon asnjë “kundërpeshë” në Shkodër. Këto janë dy çështje krejtësisht të ndryshme, me kontekste historike, politike dhe juridike të pakrahasueshme. Diplomacia nuk ndërtohet mbi ekuacione artificiale, por mbi realitetin, respektin reciprok dhe vlerat demokratike”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram