Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëSot mbahet Kuvendi i LDK-së, vendoset fati i Abdixhikut në krye të...

Sot mbahet Kuvendi i LDK-së, vendoset fati i Abdixhikut në krye të partisë

10:18 / 30.07.2026

Sot mbahet Kuvendi i LDK-së, vendoset fati i Abdixhikut në krye të partisë

B.H./RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku 355 delegatë do të votojnë për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual Lumir Abdixhiku. Kuvendi nis në orën 18:00 dhe është thirrur pasi më shumë se një e treta e delegatëve kanë mbështetur kërkesën për mbajtjen e tij, siç parashihet me Statutin e partisë.

Një ditë para këtij kuvendi, LDK përmes një reagimi ka dënuar atë që e cilësoi si presion ndaj delegatëve për të votuar kundër Abdixhikut. Partia iu referua pamjeve të publikuara në opinion, ku pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion ndaj një delegati përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së tij.

LDK ka kërkuar hetim nga prokuroria të këtij rasti, si dhe ka paralajmëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj personave të përfshirë.

Pakënaqësia ndaj Abdixhikut u rrit pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku LDK arriti të sigurojë 16.7 për qind të votave. Fillimisht dorëheqjen e Abdixhikut e kërkuan degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, por pas refuzimit të kreut të partisë ndaj një kërkese të tillë filloi mbledhja e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram