Friday, September 11, 2026
HomeLajmeKosovëBastisje në Zubin Potok,sekuestrohen prova për të dyshuarin për krime lufte

Bastisje në Zubin Potok,sekuestrohen prova për të dyshuarin për krime lufte

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarit M.J. në Zubin Potok, ku janë sekuestruar dëshmi që, sipas njoftimit, tregojnë se ai ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-Armatën Jugosllave.

Në njoftimin e përbashkët bëhet e ditur se bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore, në kuadër të hetimeve lidhur me arrestimin e 28 korrikut 2026 të dy të dyshuarve M.J. dhe M.B. për veprën penale “Krime lufte kundër popullësisë civile”, të ndodhur në Mitrovicë.

Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi nga të cilat, sipas njoftimit, dëshmohet se i dyshuari M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-Armatën Jugosllave.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, të trajtojë të gjitha rastet penale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram