Friday, July 31, 2026
HomeLajmeKosovëSot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 31 korrik 2026, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave.

Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se temperaturat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32°C.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve lejohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe ato të institucioneve shëndetësore.

Ministria u bën thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram