Monday, August 3, 2026
HomeLajmeKosovëNxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad në SHBA

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad në SHBA

Nxënësit nga Kosova kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën ndërkombëtare të shkencës dhe inovacionit, NEO Science Olympiad 2026, të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë nxënës nga shumë vende të botës, të cilët garuan në fusha të ndryshme, duke u vlerësuar me çmimet “Best of the Best” për rezultatet e tyre në nivel ndërkombëtar.

Këto vlerësime u ndahen garuesve që dallohen për performancë të jashtëzakonshme në disiplinat e olimpiadës, ndërsa këtë vit katër nxënës nga Kosova u renditën mes më të mirëve.

Me medaljen e artë “Best of the Best – Science” u vlerësuan Vesa Kiçmari, nxënëse e klasës së tetë nga Prishtina dhe Kaon Emerllahu, nxënës i klasës së tretë nga Fushë Kosova.

Ndërkaq, Dion Gashi, nxënës i klasës së shtatë nga Suhareka, fitoi medaljen e artë në kategorinë “Best of the Best – AI Prompt Challenge”, ndërsa Almir Kurtulaj, nxënës i klasës së nëntë nga Prishtina, u vlerësua me çmimin “Best of the Best – Do It Yourself Challenge”.

Suksesi i nxënësve kosovarë në këtë garë ndërkombëtare konsiderohet një dëshmi e potencialit dhe përgatitjes së tyre në fushën e shkencës dhe inovacionit, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën botërore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram